14/06/2024

Kurti i përgjigjet paralajmërimeve të Beogradit për rieskalim në veri: Të tregojnë kush do ta bëjë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell pas takimit në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti si dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, takim ky i cili u cilësua si i dështuar, paralajmëroi rrezikun e rieskalimit të situatës në veri të vendit.

Në kryeqytetin serb, Beograd ka nisur spekulimi e viktimizimi, ku thonë se pas këtij dështimi të marrëveshjes “populli serb është i ekzpozuar ndaj presionit”, teksa ministri i Mbrojtjes i Serbisë dhe kryetari i Partisë Progresive Serbe, Millosh Vuçeviq, tha se pas dështimit të rundit të fundit të dialogut në Bruksel, sërish kemi “një situatë të tensionuar në terren”.

“Dy të rinj serbë janë rrahur në Graçanicë. Kurti është gati për çdo gjë. Shqiptarët vetëm do të provokojnë konflikt dhe qëllimi i Kurtit është ta pastrojë Kosovën nga serbët”, tha Vuçeviq.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha pas takimit me Vuçiqin tha se “deeskalimi ka ndodhur në Kosovë”, teksa duke iu referuar deklaratës së Borrellit se “nuk mund të rrimë dhe të presim për krizat e tjera”, ai tha se “ata që thonë se mund të ketë eskalim, duhet të tregojnë se kush do ta bëjë eskalimin”.

“Pra, nuk do të duhej asnjëherë të flasim në mënyrë anonime, impersonale, për eskalimin dhe shfaqjen e dhunës sepse dhunën e bëjnë subjektet e caktuara që duhet identifikuar dhe gjykuar e dënuar”, deklaroi Kurti.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...