15/12/2025

Kurti: Ka shumë xhelozi e inate – ose e bëjmë qeverinë, ose shkojmë në zgjedhje

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një deklarate nga Londra, ka bërë të ditur se përpjekjet për formimin e qeverisë së re po intensifikohen, por afati i fundit për një marrëveshje mbetet kjo fundjavë.

Sipas Kurtit, nëse deri të dielën nuk arrihet një marrëveshje për qeverinë, atëherë vendi mund të përballet me zgjedhje të reja.

“Do të përpiqemi maksimalisht që deri të dielën, më së largu, por të hënën nuk mundemi me u përgatit. Sepse të hënën ose e kemi bë qeverinë, ose nuk e kemi bë”, tha Kurti me një ton humoristik.

Ai theksoi vështirësitë në procesin e negociatave politike, duke përmendur se atmosfera aktuale është e tensionuar dhe e mbushur me ndjenja negative, të cilat sipas tij, po e vështirësojnë ndërtimin e një marrëveshjeje.

“Nuk është kollaj. S’di si me ua shpjegu. Ndoshta e keni dëgjuar edhe ju vet – është intoksiku atmosfera shumë. Ka shumë xhelozi, inat e cinizëm, më shumë se ide, punë e pasion”.

Kurti tha se ekipi i tij është në komunikim të vazhdueshëm me aktorët relevantë dhe se përpjekjet janë serioze, megjithatë, ai nuk përjashtoi mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...