19/06/2025

Kurti: Kosova ka qeveri, por i mungon kuvendi i ri

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas dështimit të 22-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ka theksuar se, përkundër situatës politike, Kosova vazhdon të ketë një qeveri në detyrë.

Ai ka thënë se kuvendin nuk e konstituon fituesi, por të gjithë, ndërsa ka uruar për një përgjigje sa më të shpejtë nga Gjykata Kushtetuese për votimin e fshehtë.

“Kosova ka qeveri në detyrë, unë jam kryeministër në detyrë. Ajo që i ndihmon Kosovës është Kuvendi i ri i Republikës. Kuvendin nuk e konstituon fituesi, por të gjithë. Si fitues të zgjedhjeve me 48 deputetë dhe me 9 deputetë të pakicave që na janë bashkuar, e kemi përgjegjësinë për ta formuar qeverinë. Pra, fituesi e ka përgjegjësinë për formimin e qeverisë. Ndërkaq, për ta konstituuar kuvendin, përgjegjësinë e kanë të gjithë deputetët dhe po bëjnë gabim që po e pamundësojnë kuorumin për votimin e fshehtë. Sidoqoftë, edhe kjo çështje e votimit të fshehtë tashmë është adresuar në Gjykatën Kushtetuese dhe shpresoj e uroj për një përgjigje sa më të shpejtë nga ana e tyre”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq Kurti nuk ka pranuar të përgjigjet në pyetjet lidhur me bastisjet e fundit në katër lokacione të ndryshme, të kryera në kuadër të hetimeve për dhënien me qira të Fabrikës së mbetjeve shtazore./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...