Kryeministri Kurti i shoqëruar nga ministri i Brendshëm kanë dalur në konferencë për shtyp me gazetarët.
Ai ka njoftuar se me gjithë situatën e ndjeshme, institucionet e sigurisë e kanë kryer nomralisht punën e tyre në të gjithë territorin e Kosovës. Sipas tij, vendimi për targat po zbatohet dhe deri më tani janë shqiptuar 867 qortime.
Por sipas tij, ditëve të fundit ka pas përpjekje për tensione në veri të vendit dhe kjo drejtpërdrejt e ndikuar nga qeveria në Serbi.
“Sjellja e Serbisë nuk ka të bëj asgjë me targat, as me Asociacionin dhe asgjë tjetër por vetëm me refuzimin që ia kanë bërë planit franko-gjerman dhe tani përpiqen ta ambalazhojnë me provokim të situatës në veri duke i keqpërdorur serbët” ka thënë Kurti.