15/06/2024

Kurti, në serbisht u drejtohet serbëve të Kosovës

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalimin e tij në gjuhën serbe, drejtuar qytetarëve serbë të Kosovës, ka thënë se ai është kundër luftës dhe se ka vuajtur gjatë luftës dhe se ka qenë rob lufte për më shumë se dy vjet e gjysmë”.

Kurti ka thënë se Qeveria e Beogradit është duke kërkuar “një makinë për khim në kohë”.

“Me sa duket, Qeveria në Beograd është duke kërkuar makinë për kthim në kohë. Herë do që të kthehet në kohën para qershorit të vitit 1999 kur ne u çliruam, e herë para shkurtit të vitit 2008, kur e shpallëm pavarësinë.

Para shkurtit të këtij viti kur presidenti i Serbisë pranoi Marrëveshjen e Brukselit dhe siç e keni dëgjuar vetë, ndonjëherë duan të kthehen edhe para dhjetorit të vitit 2001, kur unë dola nga burgjet serbe”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se s’do të tolerohen sulmet si ato ndaj policëve, ushtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve.

“Një shoqëri demokratike e liberale, nuk toleron kulturën e banditëve. Aleksandar Vuçiq sot përfaqëson gatishmërinë e Serbisë për ta humbur një luftë tjetër. Në të njëjtën kohë, ai është garancia juaj që vitet ’90 nuk do të bëhen e kaluar. Unë nuk jam për luftë. Unë jam kundër luftës. Unë jam socialdemokrat, kam vuajtur gjatë luftës, kam qenë rob lufte për më shumë se dy vjet e gjysmë. Ai duket se ka vetëm kujtime të bukura dhe ndjenja të tilla sepse edhe atëherë ishte në pushtet si ministër i Millosheviqit, dhe ndryshe nga sot, ai kishte pushtet edhe pa detyrime, sepse Millosheviqi mbante gjithë përgjegjësinë. Këta të ashtuquajtur progresistë për më shumë se 10 vjet e kanë kriminalizuar politikën në Serbi dhe tash në veri të Kosovës po tentojnë t’i politizojnë kriminelët”, ka thënë Kurti.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...