27/07/2024

Kurti nga Gjermania fton përfaqësues të kompanive gjermane për investime në Kosovë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron për vizitë në shtetin e Gjermanisë.

Gjatë qëndrimit në Mynih Kurti do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë.

Por para konferencës së sigurisë Kurti ka takuar në një mëngjes pune përfaqësues të bizneseve gjermane, të organizuar në bashkëpunim me Këshillin e Jashtëm mbi Marrëdhëniet Ekonomike (Foreign Councils on Economic Relations).

Gjatë takimit Kurti nënvizoi indikatorët ekonomikë të vendit dhe progresin e Kosovës si një shtet zhvillimor, progresist e demokratik.

Ai renditi përparësitë demografike dhe gjeografike, politikat e favorshme fiskale, të rinjtë profesionistë, reformën dhe përmirësimi në sundimin e ligjit dhe stabilitetin institucional, si arsye se pse e bëjnë Kosovën ambient të favorshëm për investime të huaja.

Kurti I njoftoi për planet dhe potencialin e investimeve në vendin tonë në shumë fusha.

Ndër to, u theksua sektori i energjisë, përkatësisht energjisë së ripërtëritshme, ku së fundmi u përmbyll me sukses procesi i ofertimit për ankandin e parë solar 100 MË dhe së shpejti pritet të hapet thirrja për ankandin tjetër, të erës, me kapacitet 150 MË.

Gjithashtu, kryeministri foli edhe për fillimin e zbatimit të arsimit dual në 21 shkolla profesionale, në 14 komuna me qëllim të ndërlidhjes së arsimit me tregun e punës, si dhe për Fondin Sovran, i cili do të sjellë një cikël të ri investimesh në vend duke e lidhur Kosovën me tregjet botërore financiare.

Në fund Kurti  i ftoi kompanitë gjermane që ta vizitojnë Kosovën dhe të konsiderojnë mundësitë që ofron ajo për investime./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...