08/10/2024

Kurti njofton rritjen e të gjitha pensioneve për 20 për qind

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se të gjitha pensionet do të rriten për 20 për qind.

Kurti, ka njoftuar se disa kategori të pensionistëve do të përfitojnë një rritje prej 20% në pensione, duke filluar nga ky muaj.

Në një konferencë për media të mbajtur së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati, Kurti theksoi se rritja do të prekë pensionet bazike për moshën, kontribuuesit e plotë dhe pjesorë, si dhe pensionet për aftësinë e kufizuar për fëmijë dhe të rritur, për personat e verbër, paraplegjikë dhe tetraplegjikë, si dhe për pensionet familjare, invalidore të punës dhe pensionin e parakohshëm për punëtorët e Trepçës.

Kurti gjithashtu njoftoi se nga muaji janar i vitit 2025 do të ketë rritje prej 20 për qind edhe për pensionet për familjet e dëshmorëve, invalidët, veteranët, pjesëtarët e UÇK-së, viktimat e dhunës seksuale dhe viktimat civile.

“Sot kam kënaqësinë që të ju jap një lajm te mirë të gjithë pënsionistëve. Nga ky muaj, do të rrisim për 20 për qind të gjitha pensionet si në vijim: Pensionin bazik i moshës, kontibutpagues i plotë dhe parcial, pensioni i aftësisë së kufizuar për fëmijë dhe për të rritur, pensioni për personat e verbër, për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, familjar, invalidor i punës dhe pensioni i parakohshëm për punëtorët e Trepçës… Nga muaji janar do të rriten pensionet e përcaktuara me ligjin për kategoritë e luftës, familjet e dëshmorëve, invalidëve, viktimave të dhunës seksuale. Për ndryshimin e këtyre pensioneve duhet të ndryshohet edhe tabela që është pjesë e ligjit si shtojcë. Për familjet e dëshmorëve dhe të të zhdukurve që kanë më shumë se 1 dëshmorë, do të ndryshohet edhe formula e pensionit duke e rritur për 50 për qind të dëshmorit bazë”, ka thënë Kurti

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...