22/06/2024

Kurti nuk hidhërohet me Ramën për çështjen e Asociacionit, dy qeveritë mblidhen pasnesër në Gjakovë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Të mërkurën, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti bashkë me qeveritë që drejtojnë do të takohen në Gjakovë.

Kështu është bërë e ditur nga zyra e kryeministrit Kurti.

“Të mërkurën, më 14.6.2023, në Gjakovë do të mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë”.

Kujtojmë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë më 8 qershor, se ua ka dërguar një draft për Asociacionin, presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Rama ka thënë se dokumenti është konfidencial, por është shprehur i bindur se është “një dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e Asociacionit dhe që Asociacioni është pjesë e organizimit të jetës për Kosovën”.

Në BE thonë se, përveç drafteve të ndryshme, që janë paraqitur nga organizata të ndryshme, janë paraqitur edhe shumë “shembuj evropianë“, që mund të shërbejnë si model për të siguruar një model të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin etnik serb në Kosovë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka gabuar që u ka dorëzuar draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe zyrtarëve evropianë.

“Në parim mendoj se është gabim pavarësisht përmbajtjes. Një defekt është në parim sepse kryeministri shqiptar [Edi Rama] nuk do të duhej të bënte veprime të tilla pa u ulur me kryeministrin e Kosovës [Albin Kurti] edhe pa i sqaruar të gjitha këto probleme së bashku”, deklaroi Konjucfa.

Ai tha se deri më tani kanë qarkulluar drafte të ndryshme për Asociacionin e komunave me shumicë serbe porse sipas tij, asnjëri prej tyre nuk ka pasur efekt.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...