29/05/2024

Kurti pranoi draftin evropian për Asociacionin

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë një koment për “kthesën” e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili ka pranuar të nënshkruajë marrëveshje me Serbinë, që garanton zbatimin e tyre, që përfshin edhe draftin evropian për Asociacionin.

Rama tha se Kurti ka bërë një hap të vonuar por të duhur. Me pranimin e draftit sipas Ramës, Kurti ka treguar se po bëhet kryeministër.

“Albini ka bërë një hap të vonuar por të duhur. Por, më e rëndësishme se vonesa është fakti që ka bërë hapin e duhur, por sikurse ta kishte bërë më parë, do ta kishte bërë më mirë. Por, më mirë vonë sesa kurrë. Unë e kam përgëzuar që në momentin e parë. Është e rëndësishme që Kosova e kam thënë gjithmonë të jetë proaktive në këtë dialog, të jetë ajo që e avancon dialogun, si dhe ajo që e avancon procesin drejt marrëveshjes përfundimtare sepse është e fituara e madhe e kësaj marrëveshje, nëse arrin ta realizojë.

Që marrëveshja përfundimtare është e vetmja rrugë, i vetmi përfundim, nga do që t’i bijën dhe gjitha ato gjëra që janë në tavolinë do të bëhen, kjo nuk do diskutim. Çështja është me sa kosto dhe çështja është pse duhet marrë kosto për diçka që e para është në të mirën tendë dhe e dyta që nuk e shmang do të më. Bëjë çfarë të dush, mund ta vonosh, por duke vonuar merre kosto, jo personale, por kosto vendi ”, tha Rama në Report Tv.

Pyetje: Pse ka bërë kthesë tani Kurti?

Edi Rama: Nuk është fare puna ime të bëj analiza të tilla, por… Kryeministër nuk bëhesh kur zgjidhesh. kryeministër bëhesh kur bëhesh po të them. Dhe ajo që ka bërë Albini duke pranuar atë draft është një shenjë që Albini po bëhet kryeministër.

Pyetje: Do e prisni për të parë ndeshjen e radhës në ‘Air Albania’?

Edi Rama: Ç’është kjo, unë kam grua dhe djalë që shkojë në stadium dhe pse duhet të shkojë më të tjerë. Secili në stadium shkon për qejfin e vet dhe nuk shkojmë në stadium për të bashkuar trojet tona…

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...