Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar draftin e Asociacionit që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ia ka propozuar ndërkombëtarëve.
Kurti tha se Rama në vend që të propozojë për serbët në Kosovë, duhet që t’i propozojë presidentit serbë, Aleksandër Vuçiq për shqiptarët e Luginës.
Ndryshe, kryeministri shqiptar, Edi Rama ka deklaruar të enjten se e ka dorëzuar një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe te presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz.
Për këtë dokument, ai ka thënë se i ka vënë në dijeni edhe presidentin e Këshillit Evropian dhe amerikanët. Rama ka thënë se drafti është i punuar nga ekspertë dhe sipas tij, pret që i njëjti të vlejë për të çuar në një nivel tjetër dialogun Kosovë-Serbi.