14/03/2025

Kurti shkon në Drenicë pas vërshimeve, Nura i kërkon ndihmë për familjet e prekura

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin e kanë vizituar Skënderajn.

Kurti shkoi në Llaushë për të parë dëmet e shkaktuara nga vërshimet, teksa kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, i cili e priti Kurtin atje, tha se gjendja pas vërshimeve ka mbetur e rëndë.

“Sot me kryeministrin e Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti dhe me ministrat z.Armend Mehaj dhe z.Elbert Krasniqi, vizituam Llaushën, për të parë afër dëmet e shkaktuara nga vërshimet, që përveç ekonomitë familjare dhe bujqësia, edhe infrastruktura publike është në gjendje të rëndë, ku në disa zona është vështirësuar qarkullimi dhe furnizimet. Dëme të konsiderueshme u shkaktuan edhe ne fermën e pulave”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Nura po ashtu kërkoi ndihmë nga niveli qendror për familjet e prekura.

“Familjet e prekura dhe Skenderaj në tërësi, në këtë gjendje çfarë ndodhen pas përmbytjeve, kanë nevojë më shumë se kurrë për përkrahje nga niveli qendror, që të harrohet ajo që ndodhi e të nisim nga e para”, shkroi Nura./sinjali

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...