18/05/2024

Kurti thotë se ushtria serbe po zhvillon ushtrime vetëm 30 kilometra larg kufirit të Kosovës

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ushtria serbe, vetëm 30 kilometra larg kufirit të Kosovës, është duke zhvilluar ushtrimet kryesore ushtarake të saj.

Sipas tij, ushtarët serbë po zhvillojnë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë.

Ai ka theksuar se këto ushtrime janë duke u zhvilluar vetëm 3 kilometra larg kufirit me Malin e Zi.

“30 kilometra larg kufirit të Kosovës në Pashter të Sanxhakut është duke u zhvilluar, dita mbase kryesore e ushtrimit të tyre ushtarak të quajtur ‘Vihor 2024’, ata sot do të bëjnë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë dhe vendi ku do të bëhen këto ushtrime përveç se është 30 kilometra larg kufirit të Kosovës, është vetëm 3 kilometra larg kufirit të Serbisë me Malin e Zi”, ka deklaruar Kurti.

Me këto sjellje, kryeministri Kurti ka thënë se Serbia po tregon që është aktori kryesor i përpjekjeve destabilizuese për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Kjo është edhe një dëshmi që Serbia është autoriteti, instanca, faktori, aktori kryesor i përpjekjeve destabilizuese për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe paraqet kërcënim edhe për Republikën tonë të cilën nuk e njeh por edhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve në rajonin tonë. Ushtrimi që po e bëhet në Pashter të Sanxhakut, pra paraqet kërcënim, ndërkaq në anë tjetër, paraqet edhe ndotjen më të madhe të ajrit e tokës në Sanxhak”, ka thënë ai, raporton EO.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...