10/04/2024

Kurti: Ushtarët e rinj do t’i shërbejnë atdheut si shqiponja sypatrembur

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se grupi i ushtarëve që ka diplomuar sot është më i madhi në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Kurti, mes tjerash potencoi se 325 ushtarët do të nisin detyrën për t’i shërbyer atdheut në mbrojtje dhe ruajtje të paqes.

“Nga sot ju filloni detyrën fisnike po aq edhe sfiduese, për t’i shërbyer atdheut në mbrojte dhe ruajte së paqes. U zotuam se ushtria do ta ketë përkrahjen e pakursyer të qeverisë, këtë e kemi dëshmuar çdo vit të qeverisjes sonë, fillimisht në vitin 2021, e ngritëm buxhetin për herë të parë mbi 100 milionë euro. Nga ai vit buxheti për ushtri ka qenë për herë e më i madh e gjithmonë në ngritje sivjet ai ishte mbi 200 milionë euro. Sipas kriterit të shteteve anëtare të NATO-s”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se ushtarët e rinj do t’i shërbejnë atdheut si shqiponja sypatrembur që qëndisur si emblemë që e kanë në krahë.

“Ushtria po rritet dhe do të zhvillohet në vazhdimësi me të rinj e të reja, si ju që duan t’i shërbejnë atdheut pikërisht si shqiponja sypatrembur që qëndisur si emblemë keni në krahë e që me nder dhe krenari bartin veshur uniformën e Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka thënë Kurti.

Kurti në fund, theksoi se së bashku do të rrugëtojnë drejt shërbimit në aleancën më të madhe ushtarake NATO.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...