Mazllam Mazllami, hoxhë i njohur nga Prizreni për kontributin e tij në fushën e davetit ( thirrjes) në Islam është nga hoxhallarët e shumtë që i’u bashkuan UÇK-së.
Kontributi i tij nuk njihet vetëm në aspektin fetar por edhe në atë kombëtar: Hoxhë, humanist, aktivist e kontribues në edukimin e brezave të rinjë në gjithë botën shqiptare.
Hoxhë Mazllam Mazllami i cili këto ditë do të pensionohet u bë viral me mercedesin i cili i’u dhurua nga xhemati i tij me çka edhe u hap debati nga disa analistë dhe gazetarë se pse i’u dhurua kjo veturë.
Akuzat e shumta ndaj hoxhën bien ndesh me kontributin e tij më shumë se katër dekada.
Një shok i Ekrem Rexhës (Komandant Drini), e shok i shumë komandantëve me të cilët edhe ishte pjesëmarrës në luften e UÇK-së duke vazhduar kontributin e tij deri në ditët e sotme raporton RTI.
Mbi 29 shtëpi e 30 xhamia të ndertuara në Kosovë dhe Shqipëri.
Ndihma të shumta për familjet me nevojë si veshmbathje, ushqim, barna e shumëçka tjetër për shoqërinë tonë dhe më gjerë.
Akcione të shumta për pastrimin e rrugëve, mbeturinave në bashkëpunim me institucione lokale në Prizren dhe më gjerë.
Mbi 40 vite si imam, hoxhë Mazllami nga Prizreni ishte i pandalshëm në davetin (thirrjen) e tij në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Evropë e deri në Amerikë.
Shok i Komandant Drinit, Sami Lushtakut, Zafir Berishës e shumë komandantëve të UÇK-së me të cilët ishte bashkë kunder armikut shekullor, serbisë.
Qyetetar nderi në Shqipëri, mirënjohje të shumta nga institucione lokale e qëndrore./RTI