02/05/2026

Kush është Jakov Milatoviq, presidenti i ri i Malit të Zi

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Jakov Milatoviq do të jetë president i Malit të Zi, pasi në balotazh të zgjedhjeve presidenciale e ka mposhtur Milo Gjukanoviqin me 20 për qind diferencë.

Por kush është Milatoviq? Për këtë media “CDM” ka publikuar një biogradi të tij.

“Jakov Milatoviq i përket plejadës së politikanëve më të rinj malazezë, të cilët u vunë në qendër të vëmendjes së opinionit politik kur hyri në qeverinë e kryeministrit Zdravko Krivokapiq si ministër i Zhvillimit Ekonomik”, thuhet në artikull.

Miatoviq ka lindur në Podgoricë më 07 dhjetor 1986. Ai është i martuar me Milenën dhe ka tre fëmijë – vajzat Sara dhe Ana, dhe djalin David.

Në zgjedhjet lokale në Mal të Zi tetorin e kaluar, Lëvizja Evropa fitoi mbështetjen më të madhe në Podgoricë dhe njoftoi formimin e një qeverie me partitë fituese të zgjedhjeve parlamentare në gusht 2020, dhe Milatoviç shihej si kryetar i kryeqytetit.

PES e propozoi Millatoviqin për president të Malit të Zi pasi Komisioni Shtetëror Zgjedhor refuzoi kandidaturën e kolegut të tij partiak Spajiq dhe në raundin e parë zgjedhor fitoi 28.9 për qind të votave, me çka u kualifikua për në raundin e dytë – ku dhe sonte fitoi.

Presidenti i ardhshëm i Malit të Zi,  shkollën fillore, të mesme dhe universitetin e kreu në Podgoricë.

Si bursist i qeverisë amerikane, ai kaloi një vit studimi në Universitetin Shtetëror të Illinois./sinjali.com

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...