25/06/2024

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme për faljen e 100 eurove për tatim në pronë nga komunat

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme lidhur me Ligjin për Tatimin në Pronën e Paluajtshme. Rrjedhimisht, falja e 100 eurove të tatimit në pronë nuk mund të bëhet deri në nëntor 2023, atëherë kur të ka një vendim përfundimtar nga Kushtetuesja për këtë Ligj.

Kjo masë e përkohshme do të vlejë deri më 30 nëntor 2023.

Në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se masa e përkohshme është vendosur “për t’u evituar rreziqe ose dëme të pariparueshme” ose që masa e përkohshme është në “interes publik.”

“Gjykata, njëzëri, ka vendosur që (i) kërkesa për vendosjen e masës së përkohshme lidhur me aktin e lartcekur të miratohet në kohëzgjatje deri më 30 nëntor 2023; dhe për pasojë (ii) të pezullohet menjëherë zbatimi i nenit 5 të Ligjit Nr.08/L-224 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme dhe zbatimi i vendimeve të nxjerra në bazë të këtij neni deri në afatin e lartcekur.” – thuhet në njoftim.

“Vendimi i Gjykatës fillimisht sqaron që bazuar në paragrafin 4 të nenit 113 të Kushtetutës, komuna është e autorizuar të kontestojë kushtetutshmërinë e ligjeve ose të akteve të Qeverisë, të cilat cenojnë përgjegjësitë komunale ose zvogëlojnë të hyrat e komunës, në rast se komuna përkatëse është prekur nga ai ligj ose akt. Bazuar në këtë dispozitë, parashtruesi i kërkesës kërkon vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 5 të Ligjit Nr.08/L-224 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme. Neni i kontestuar përcakton që (i) çdo tatimpagues që është i detyruar të paguajë tatimin në pronën e paluajtshme për vitin tatimor 2023, kualifikohet për faljen e tatimit; (ii) shuma e faljes së tatimit në pronë për të gjithë tatimpaguesit lejohet deri në lartësinë e faturës së tatimit në pronë për vitin 2023, por jo më shumë se njëqind (100) euro; (iii) vendimi për faljen e tatimit në pronë merret nga kuvendi komunal i çdo komune më së largu 30 ditë nga hyrja në fuqi e këtij ligji; (iv) në rast që tatimpaguesi ka paguar faturën e tatimit në pronë për vitin 2023, shuma e falur i llogaritet si paradhënie për vitet pasuese; (v) falja tatimore zbatohet vetëm për vitin tatimor 2023; dhe (vi) zbatimi i kësaj dispozite mbetet në përgjegjësinë e çdo komune përgjegjëse për administrimin e procesit të tatimit në pronë për pronat e paluajtshme që ndodhen brenda territorit të asaj komune dhe Ministria përgjegjëse për financa nxjerr vendime që mund të jenë të nevojshme për zbatimin e kësaj dispozite.” – thuhet tutje.

“Në ndërlidhje me kërkesën për vendosjen e masës së përkohshme, për aq sa është relevante në rrethanat e rastit konkret, Vendimi i Gjykatës sqaron që kriteret për vendosjen e saj janë të përcaktuara me nenin 116 [Efekti Juridik i Vendimeve] të Kushtetutës, nenin 27 (Masat e përkohshme) të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe rregullat 44 (Kërkesa për masë të përkohshme) dhe 45 (Vendimmarrja lidhur me kërkesën për masë të përkohshme) të Rregullores së punës së Gjykatës. Sipas këtyre dispozitave, ndër tjerash, përcaktohet që vendosja e masës së përkohshme ndërlidhet me (i) “çështjen që është objekt i procedurës para saj [Gjykatës]”, me kushtin që pala që kërkon masë të përkohshme të dëshmojë se (ii) masa e përkohshme është e nevojshme “për t’u evituar rreziqe ose dëme të pariparueshme” ose që masa e përkohshme është në “interes publik.”” – thuhet në njoftimin e GJK-së.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...