10/09/2025

Kuvendi i Shqipërisë miraton projektligjin për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit gjatë periudhës komuniste

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Pas një seance të gjatë, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar mbrëmjen e djeshme projektligjin për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit në kohën e regjimit diktatorial me 94 vota pro dhe një abstenim.

Ky projektligj i jep të drejtë Autoritetit të Dosjeve të rivlerësojë figurën e zyrtarëve të pajisur me certifikatë pastërtie.

Gjatë seancës u miratuan edhe amendamentet e propozuara bashkërisht nga Partia Demokratike dhe Partia Socialiste.

Pjesë e ndryshimeve ligjore është dhe amendamenti i depozituar nga kreu i grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj ku i mundëson çdo personi të njihet me dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe të kërkojë një kopje të tyre, në përputhje me ligjin për të drejtën e informimit.

Kjo do të thotë sipas Alibeajt, hapje e plotë e të gjitha dosjeve.

Dosjet e ish-sigurimit të shtetit kthyen në kuvend Lulzim Bashën, ndërsa Sali Berisha, deputet mbështetës të tij dhe deputetët e Partisë së Lirisë nuk morën pjesë në votim.

“Informacioni jepet vetëm kur angazhimi i nevojshëm për gjetjen dhe vënien në dispozicion të informacionit është në përpjesëtim të drejtë me interesin e argumentuar të kërkuesit në marrjen e këtij informacioni”, thuhet në projektligj.

Ndryshimet ligjore shkaktuan debate të shumta në dy javët e fundit në Komisionin e Ligjeve dhe Parlament, derisa shumica pranoi amendamentin e PD-së për të hapur të gjitha dosjet e ish-sigurimit.

Më parë në fjalën e tij në Kuvend, kryeministri Rama u shpreh se e keqja më e madhe e komunizmit kishte ardhur pas shembjes së sistemit.

“Komunizmi ka bërë shumë të këqija, por një nga të këqijat shumë të mëdha e ka bërë pas vdekjes, duke pjellë komunistët antikomunistë. Ulëritësi numër 1 nuk vjen këtu pasi nuk do të hapen dosjet. Lustracioni është një truk për të mos hapur kurrë dosjet,” deklaroi ai.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...