25/06/2024

Kuvendi miraton në parim Projektligjin për zgjedhjet

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Deputetët e Kuvendit e kanë miratuar në parim Projektligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës.

Për kanë votuar 86 deputetë, asnjë kundër dhe një abstenim.

Të gjitha partitë politike janë pajtuar që Projektligji për reformën zgjedhore duhet që të kalojë në seancën e së enjtes. Kundër tij ka dalë vetëm deputeti Haki Abazi.

Gjatë ditës edhe shoqëria civile e ka kundërshtuar këtë projektligj, duke thënë se “përmban ndryshime të cilat cenojnë integritetin zgjedhor”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur sot se me projektligjin për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës po i jepet fund një padrejtësie të madhe që i bërë ndër vite mërgatës.

Shefi i ekzekutivi vendor ka theksuar se ky projektligj i ri mundëson certifikim më të shpejtë të rezultateve zgjedhore.

“ Ligji i ri për zgjedhjet do t’i japë fund padrejtësisë së gjatë që u është bërë të gjithë mërgimtarëve shtetasve të Kosovës lidhja e tyre e fuqishme me vendin e vetë kontributi i tyre i pamohueshëm në çdo kohë e në çdo rrethanë e bënë edhe më të domosdoshme nevojën që ata të jenë sa më shumë pjesë aktive e vendimmarrjes në atdheun e tyre”, ka theksuar ai.

Kurti para ligjvënësve ka numëruar çështjet, të cilat i rregullon ky projektligj.

“Ndër çështjet më të rëndësishme, të cilat rregullohen me këtë projektligj janë regjistrimi i votuesve jashtë vendit, mënyra e votimit jashtë vendit e drejta e votës, numërimi i votave të fletëvotimeve të kandidatëve të subjekteve politike dhe mbështetja financiare shtesë për partitë, të cilat krijojnë hapësirë për numër më të madh të deputeteve gra sa është kuota e përcaktuar. Projektligji i ri e parasheh regjistrimin online përmes një platforme që do ta krijojë KQZ në mënyrë që votuesit nga mërgata të mos kenë nevojë të dërgojnë dokumente të shumta qoftë përmes e-mail apo përmes postës. Me platformën e regjistrimit online synohet të zvogëlohen barrierat teknike e procedurale, por edhe të ulet kostoja dhe të rritet efikasiteti”, ka thënë Kurti.

Teksa ka theksuar se me këtë projektligj mërgata do të ketë tri mundësi votimi, Kurti është shprehur se përmes projektligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovës e drejta e votës iu takon vetëm atyre që janë të pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës.

“Me këtë ligj të ri mërgata do t’i ketë tri mënyra të votimit. E para votimi fizikisht në ambasada e konsullata, e dyta votimi i dërguar me postë të brendshme në adresë të ambasadës dhe e treta mënyra e vjetër duke i dërguar ato në adresë të KQZ. Me ligjin e ri e drejta e votës iu takon vetëm atyre që janë të regjistruar në regjistrin civil respektivisht ata që janë të pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës. me këtë projektligj ruhet shpejtësia numërimit të votave për partitë politike si dhe shpallja e rezultateve disa orë pas mbylljes së vendvotimeve. Por, projektligji gjithashtu adreson shkakun kryesor të rinumërimeve, duke bartur numërimin e votave për kandidatët në qendrat komunale të numërimeve përmes një procesi transparent gjë që mundëson certifikim më të shpejt të rezultateve zgjedhore”, është shprehur Kurti. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...