Seanca e Kuvendit të Kosovës, e paraparë të fillojë sot nga ora 10:00, nuk është mbajtur për faktin e mungesës së kuorumit.
Kështu tha nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, e cila kishte rolin e kryesueses, raporton Klankosova.tv.
“Ka kaluar një orë prej kur e kemi pasur të paraparë fillimin e seancës, ende nuk kemi kuorum”, tha Bogujevci.
Ndërkaq, ajo e shpalli të mbyllur sesionin pranveror të punimeve të Kuvendit.
“Propozoj që ta mbyllim për këtë sesion dhe ju uroj pushim të këndshëm dhe shihemi në shtator”, deklaroi nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci. /Klankosova.tv