Ka vdekur 28-vjeçari nga Prizreni, Nehat Elshani, i therur me thikë për vdekje nga një koleg i tij i punës në Mynih të Gjermanisë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur të shtunën rreth orës 7:45 të mëngjesit në Nymfenburg të Mynihut, në afërsi të një stacioni të autobusëve.
Autori i aktit të rëndë dyshohet se është një 33-vjeçar shqiptar, i cili ka plagosur me thikë shefin e tij të punës, 50-vjeç, dhe kolegun 28-vjeçar.
Dy viktimat ishin shtrirë në spital që në mëngjesin e së shtunës, menjëherë pas sulmit.