I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka takuar sot këshilltarin e presidentit të Francës për dialog, Emmanuel Bonne.
ajçak, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se ndjehet shumë i lumtur për takimin me të dërguarin e presidentit francez në dialog.
“Shumë i lumtur që u takova me Emmanuel Bonne, këshilltarin kryesor diplomatik të Presidentit Macron, sot në Paris. Ne folëm për vizitën tonë të fundit në Prishtinë dhe Beograd, si dhe për zhvillimet aktuale dhe hapat e ardhshëm. Faleminderit Francës për mbështetjen e fortë në punën time”, ka shkruar Lajçak, transmeton Telegrafi.
Ndryshe, Lajçak, dhe këshilltarët e sapoemëruar të Gjermanisë dhe Francës për këtë dialog, Jenns Plettner dhe Emmanuel Beaune, javën që shkoi kanë vizituar Prishtinë dhe Beogradin ku kanë zhvilluar takime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq.