08/07/2025

Lakers me rikthim të jashtëzakonshëm, mposhtin Dallasin në udhëtim pas disavantazhit prej 27 pikëve

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Los Angeles Lakers kanë marrë një fitore spektakolare në udhëtim te Dallas Mavericks në American Airlines Center.

Përkundër se skuadra vendase kishte epërsi prej 27 pikëve në çerekun e dytë, Lakers bën një rikthim fantastik duke triumfuar në fund me tre pikë diferencë 108:111.

Pas një fillimi të tmerrshëm, Lakers bën një rikthim të mirë duke përmirësuar saktësinë e gjuajtjeve dhe epërsia erdhi në fillim të çerekut të katërt.

Anthony Davis ka qenë fantastik me 30 pikë, 15 kërcime e katër asistime.

Me lojë fenomenale u dallua edhe LeBron James që shtoi 26 pikë e tetë kërcime, derisa Jarred Vanderbilt ishte i jashtëzakonshëm me 15 pikë, 17 kërcime e katër topa të vjedhur.

Te vendasit më efikasi ishte Luka Doncic me 26 pikë, derisa Kyrie Irving shtoi 21 të tjera, por që nuk mjaftuan për fitore.

Që nga ardhjet e reja në klub, Lakers kanë zhvilluar katër ndeshje ku kanë tre fitore dhe një disfatë.

Gjiganti amerikan tani kanë bilanc prej 29 fitoreve e 32 disfatave duke qëndruar në pozitën e 13-të, derisa Dallas janë në vendin e gjashtë me 32 fitore e 30 humbje.

Fitore ka shënuar edhe Portland Trail Blazers që ka mposhtur Houston Rockets me rezultat 131:114, ku Damien Lillard shënoi 71 pikë, më së shumti në karrierën e tij.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...