Tërshëra ndihmon në rastin e inflamacionit të nyjave dhe shiatikut. Në vendet ku shfaqet dhembja mund të vini fashë nga tërshëra e zier e nxehtë, të cilën duhet ta ndërroni në çdo katër orë. Ose, në qoftë se ju përshtatet më shumë, bëni çaj shërues.

Një lugë të vogël tërshëre zieni dy deri në tre minuta në dy decilitra ujë, pastaj kullojeni dhe pini disa herë gjatë ditës nga një filxhan të vogël.

Këshillë: Për çdo shqetësim shëndetësor që keni, sigurohuni që të konsultoheni me mjekun tuaj. /Telegrafi/