Mëngjesin e sotëm janë larguar grilat që rrethonin objektin e Komunës në Mitrovicë të Veriut.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës Erden Atiq, i cili tha se heqja e rrethojave u bë pas vlerësimit profesional të situatës së sigurisë, transmeton Zeri.info.
“Pas vlerësimit profesional se situata e sigurisë në Mitrovicën e Veriut është përmirësuar dukshëm, me kërkesën time, sot janë larguar grilat që rrethojnë objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut. Nuk duhet dhe nuk do të ketë barriera mes atyre që u shërbejnë qytetarëve dhe vetë qytetarëve. Do të vazhdojmë që çdo ditë e më shumë t’u shërbejmë qytetarëve me përkushtim e pa dallim”, shkroi Atiqi. /Zëri