21/11/2024

Lavrov: Rusia dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Rusia dëshiron të zgjidhë situatën në Ukrainë dhe t’i japë fund luftës sa më shpejt të jetë e mundur, tha të mërkuren ministri i Jashtëm Sergey Lavrov, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mbrojtja e jetëve të ushtarëve dhe civilëve është prioritet për Moskën, tha Lavrov në një intervistë në një program rus lajmesh.

“Ne do të donim ta zgjidhim këtë situatë sa më shpejt që të jetë e mundur, për t’i dhënë fund kësaj lufte që Perëndimi e ka përgatitur dhe që përfundimisht e filloi kundër nesh përmes Ukrainës”, tha ai.

“Prioriteti për ne është jeta e ushtarëve dhe jeta e civilëve që mbeten në zonat e luftimit”, shtoi shefi i diplomacisë ruse.

Megjithatë, Lavrov tha se Moska nuk ka dëshirë të zhvillojë bisedime me Perëndimin, veçanërisht pasi politikanët perëndimorë “kanë deklaruar haptazi se siguria në Evropë duhet të ndërtohet kundër Rusisë”.

Në lidhje me dërgimin e sistemeve raketore Patriot nga SHBA-ja në Ukrainë, Lavrov tha se Moskës i është thënë përmes kanaleve diplomatike se Washington-i nuk ka ndërmend të luftojë drejtpërdrejt me Rusinë.

“Ne i pyetëm amerikanët … nëse vendimi për të transferuar sistemin Patriot … do të thotë se do të ketë specialistë amerikanë atje (në Ukrainë)”, tha ai.

“Na u shpjegua në detaje se nuk ka plane të tilla, pikërisht sepse amerikanët nuk duan të luftojnë drejtpërdrejt kundër Rusisë. Ata thanë se do të duhen disa muaj për të vënë në funksion sistemin Patriot, gjatë së cilës periudhë ushtarakët ukrainas mund të zotërojnë teknologjinë”, shtoi Lavrov.

Ai tha se arsyeja kryesore pse Washington-i insiston në rifillimin e inspektimeve sipas Traktatit të Reduktimit të Armëve Strategjike është “të kuptojnë se çfarë i pret ata në rast konflikti të drejtpërdrejtë me Rusinë”.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...