22/07/2024

Lëshohet urdhër-arrest ndërkombëtar kundër dy komandantëve të lartë ushtarakë rusë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Urdhër-arrestet janë lëshuar kundër dy komandantëve të lartë ushtarakë rusë nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC).

Bëhet fjalë për admiralin Viktor Sokolov, dikur komandanti i Flotës ruse të Detit të Zi dhe Sergey Kobylash, komandant i aviacionit me rreze të gjatë të forcave të armatosura ruse.

Ata akuzohen se janë përfshirë në sulmet me raketa kundër infrastrukturës elektrike të Ukrainës, raporton skynews.

ICC-ja njoftoi se kishte arsye për të besuar se sulmet kishin për qëllim objektet civile dhe se dëmi ndaj civilëve tejkalonte avantazhin ushtarak.

Një urdhër-arresti ishte lëshuar më parë kundër presidentit rus, Vladimir Putin.

Kjo do të thotë se nëse ai shkel në ndonjë vend nën juridiksionin e ICC-së, ata do të jenë të detyruar ta arrestojnë.

Ukraina nuk është nënshkruese e gjykatës, por i ka dhënë asaj juridiksion për të hetuar krimet e luftës të kryera në territorin e saj.

Rusia nuk e njeh ICC-në kështu që nuk ka gjasa të heqë dorë nga komandantët. Megjithatë, urdhër-arresti u dërgon një sinjal zyrtarëve rusë dhe kufizon aftësinë e tyre për të udhëtuar në arenën ndërkombëtare. /Telegrafi/

 

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...