Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për letërnjoftimit, i cili do të mundësojë qytetarët nga lindja deri në moshën 16-vjecare të pajisen me letënjoftime.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë ka folur në lidhje me ketë projektligj, ku ka thënë se çështja kryesore e trajtuar në këtë projektligj është plotësimi i zbrasirave juridike të projektligjit aktual në fuqi për letërnjoftimin.
“Me të do të rregullohet procedura për lëshimin e letërnjoftimit, organi kompetent, por edhe kushtet për përdorimin e letërnjoftimit e detyrimit të shtetasve tanë në raport më ligjin”, ka theksuar Kurti.
Ndërsa, Ministri i Punëve ë Brendshme, Xhelala Sveçla, bëri të ditur se risi në këtë projektligj është se do të krijohet mundësia ku fëmijët prej lindjes deri në moshën 16-vjeçare të pajisen me letërnjoftim, ku kjo do t’u mundësojë qytetarëve të kësaj moshe të udhëtojnë jashtë Kosovës vetëm me letërnjoftim.
Sveçla tha se kjo do t’u mundësojë qytetarëve të kësaj moshe të udhëtojnë jashtë Republikës së Kosovës vetëm më letërnjoftim.