22/06/2024

Ligjet e Qeverisë Kurti po përfundojnë në Gjykatën Kushtetuese, Miftaraj: Mungesë e ekspertizës në hartimin e politikave

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Pesë ligje të miratuara në Kuvendin e Kosovës janë duke u shqyrtuar aktualisht në Gjykatën Kushtetuese.
Ligji për Paga në sektorin publik, Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, Ligji për zyrtarët publikë dhe Ligji për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, kanë përfunduar në Gjykatën Kushtetuese pas pretendimeve se janë në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

Numri i ligjeve të Kuvendit që janë dërguar nga opozita për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese është më i lartë në këtë legjislaturë, në raport me legjislaturat paraprake, thotë Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.
Në një prononcim për Telegrafin, ai deklaroi se përderisa kjo është mundësi kushtetuese që i takon deputetëve, në vetvete inicimi i ligjeve në Gjykatë nuk mund të konsiderohet si diçka negative.
“Në anën tjetër, jo në pak raste, Qeveria dhe Kuvendi nuk kanë respektuar Kushtetutën me rastin e miratimit të ligjeve”, u shpreh Miftaraj, duke shtuar se kjo legjislaturë është ndër legjislaturat që ka pasur qasjen më shpërfillëse në raport me Kushtetutën e vendit.

“Duhet theksuar këtu Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, i cili është shpallur kundër kushtetuese, apo edhe Projektligjet në proces, siç është Projektligji i ri për Ndryshimin e Ligjit për KPK, Projektligji për Ndryshimin e Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës, Projekt Kodi Penal dhe Projekt Kodi i Procedurës Penale etj”.

Ai tutje tha se për fat të keq ka pasur ligje kundër kushtetuese që janë miratuar në Kuvend, e të cilat nuk janë iniciuar për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...