16/06/2024

Lirohet Nasim Haradinaj

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, është liruar nga të gjitha akuzat nga Gjykata Speciale në Hagë.

Gjykata Speciale ka liruar nga burgu ish-luftëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-nënkryetarin e OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj. Lirimi i tij është bërë me vendim të kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, njofton Gjykata Speciale.

Haradinaj u dënua vitin e kaluar më 4 vite e gjysmë burg, përfshirë dhe kohën e kaluar në burg.

“Kryetarja mori parasysh se, megjithëse veprat penale për të cilat Haradinaj u dënua janë padyshim të rënda, duke marrë parasysh efektin mjaft negativ të zbulimit të informacionit konfidencial mbi dëshmitarë (të mundshëm), ishin disa faktorë që peshuan në favor të modifikimit të dënimit të tij”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale.

Gruaja e Nasimit Gjejlone Haradinaj ka thënë, konfirmuar për media se: “Nasimi eshte liru. Jemi duke shku me u taku me të. Po e presim ne Gllogjan që të na vije. Jemi shumë të lumtur, që drejtësia po triumfon. U dëgjova me Nasimin tash na tha që po vjen”, tha ajo.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...