Është liruar nga detyra këshilltari i kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca, Drilon Gashi.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, shefi i kabinetit të Konjufcës, Ilir Kërçeli.
“Po Gashi është liruar tashmë nga detyra e këshilltarit”, tha ai.
Ndryshe, ish – imami Drilon Gashi tash e disa ditë u përmend në media për një rast të dhunës në familje, që kishte ndodhur para disa vitesh. Sipas aktgjykimit të publikuar në media, Gashi pas një mosmarrëveshjeje për çështje familjare, ai kishte ushtruar dhunë fizike ndaj gruas duke e goditur me grusht dhe më dru, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.
Për këtë veprim ishte iniciuar rast për veprën penale: Lëndim i lehtë trupor.
Gjykata Themelore në Pejë, konform kishte shqiptuar “Vërejtje Gjyqësore”, me të cilën Gashit i bëhet me dije se ka kryer vepër të dëmshme dhe të rrezikshme, që përbën vepër penale për të cilën nëse ai sërish e përsëritë, gjykata do t’i shqiptojë sanksione më të rëndë penale./telegrafi