30/10/2025

LSDM: Me 65 deputetë në Kuvend u konfirmua rritja e shumicës parlamentare

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Sot në një seancë të Kuvendit me 65 vota “pro” është shkarkuar ministri aktual i Shëndetësisë nga radhët e Alternativës, Bekim Sali. 64 deputetë votuan për shkarkimin e ministrave për shoqërinë informatike dhe diasporë, Admirim Aliti dhe Jemail Çupi.
Me votimin e 65 deputetëve të sotëm në Kuvend, u konfirmua një shumicë parlamentare e forcuar dhe e shtuar. Fatkeqësisht, 10 ditë në Kuvend humbën pa nevojë për shkak të bllokadave të opozitës OBRM-PDUKM. Në vend të debatit dhe argumenteve dëgjojmë ofendime nga opozita, përçmime, të pavërteta. Pse? Vetëm sepse dështuan të gjitha deklaratat e rreme të Hristijan Mickoskit se do të ketë shumicë të re, se qeveria thjesht nuk ra, tha sot në një konferencë për media deputeti i LSDM-së, Martin Kostovski.
“OBRM-PDUKM-ja shkatërruese është plotësisht peng e “Së Majtës”. Pa busull, pa deficit idesh dhe pa politikë, OBRM-PDUKM u hodh në bllokada, vonesa, me çdo kusht. Nga kjo zvarritje qytetarët kanë vetëm dëm, nuk kanë asnjë dobi. Për shkak të kësaj sjelljeje të paarsyeshme të OBRM-PDUKM-së, çdo ditë shpenzohen 55 mijë euro, para të qytetarëve, në mes të krizës.

Ne përmbahemi, por e drejta për të diskutuar dhe folur është e pacenueshme, por përpiqemi të mos biem në nivelin e ulët të OBRM-PDUKM-së. Jemi të gatshëm për ditë të tëra në Kuvend për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe për të minimizuar dëmet e shkaktuara nga OBRM-PDUKM.

Me përfundimin e rikonstruimit sigurojmë stabilitet politik, rritje të efikasitetit të Kuvendit dhe miratim më të shpejtë të ligjeve”, ka thënë Kostovski.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...