16/09/2024

Mali i Zi është i gatshëm të jetë nikoqir i takimit mes Kosovës e Serbisë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Ky i fundit ka shkruar se ka pasur një bisedë të rëndësishme me Kurtin në Forumin për Dialog të Prespës.

Mali i Zi, si vend mik i Serbisë dhe Kosovës, por edhe i gjithë të tjerëve në rajon, është i gatshëm të jetë nikoqir i raundit të radhës të Dialogut Beograd-Prishtinë, me përfshirjen e zyrtarëve evropianë dhe amerikanë”, ka shkruar ai në Twitter.

“Promovimi i paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal është një nga synimet kryesore të politikës së jashtme të Malit të Zi”, ka pohuar Abazoviq.

Interesi i përbashkët është të gjejmë një zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët në një bisedë të hapur, shtoi lideri i lëvizjes URA.

Ndryshe, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë të enjten se do t’i ftojë përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë javën e ardhshme në Bruksel.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...