Në vitin 1064, Malik-Shah si 9-të vjeçarë ishte pjesëmarrës në ekspeditëm ushtarake të babait të tij Sulltan Alp Arsllan në Kaukaz. Në vitin 1071, Malik-Shah mori pjesë në betejën e Malazgirtit ( e ashtuquajtura beteja e qefinëve në të cilën ndodhi hapja e Anadollit për myslimanët) së bashku me babain e tij.
Pas vdekjes së Sulltan Alp Arsllanit në vitin 1072, Malik-Shah u bë Sulltani i ri i Selxhukëve. prioriteti i Malik-Shahut ishte siguria e perandorisë.
Axha i tij Qavurt i dërgoi atij një mesazh ku i tregonte se ai ishte vëllau më i madh dhe kishte të drejtë më të madhe në trashëgimin e Sulltan Apl Arsllanit. Sulltan Malik Shah ju përgjigj me një deklaratë. Se vëllau nuk trashëgon kur është prezent një djalë.
Kjo e bëri të iritohej Qavurt dhe e sulmoi Isfahanin në vitin 1073 ( kryeqytetin e perandorisë edhe pse tash është pjesë e shteti të Iranit më heret ishte kryeqytet i Perandorisë Selxhuke që ishte Shtet mysliman Sunit Turko-Persian G.A). Kjo betejë zgjati 3 ditë ku Malik Shahu e mundi Qavurtin dhe e kapi ati.
Ai marshoi kundër rebelimit të Karahanidëve dhe Gaznelive për të vendosurë qeverisjen Selxhuke. Të dy shtetet Vasale ishin mundur dhe bënë paqe me Selxhukët. Sulltani i ri e zhvendosi kryeqytetin e Selxhukëve nga Ray (qytet ne Iran, igjithë Irani ishte pjesë e Perandorisë Selxhuke shumë vonë Irani u shëndrruan në shtet të Islamit Shiit tek në vitet e 1500-ta gjatë sundimit të Shah Ismailit deri athere ishte pjesë e muslimanëve Sunit G.A) në Isfahan dhe poashtu i organizoi 3 ekspedita ushtarake ndaj shteti të Gjeorgjisë dhe arriti gjerë në Detin e Zi.
Perandoria Selxhuke tashmë shtrihej nga brigjet e Mesdheut deri në malet e Azisë Qëndrore në lindje. Armenët, Gjeorgjianët,Abbasidët,Karahanidët,dhe Gaznevidët tashmë ishin shtete vasale të Sulltanit Selxhuk.
Në vitin 1091, generalët e tij e përfunduan pushtimin e Sirisë, Hixhazit, Jemenit dhe Adenit.
Sulltan Malik-Shah shprehte interes të madh ndaj dijetarëve për këtë ai themeloi një fond të veqant për përkrahjen e tyre.
Para vdekjes së tij, Perandoria Selxhuke u fut në kaos. Nëse Malik Shah do të jetonte më gjatë ndoshta ai do ti shkatërronte Asasinët e Hasan Sabahut (Grupi Batini sekt i Islamit që vepronin nga kështjella Alamut Hasan Sabah nihet se i drogonte pasuesit e tij me hashash të cilët më pastaj bënin sulme vetëvrasëse për atë e morën emrin Asasin. Ky Hasan Sabah poashtu e vrau Vezirin e madh Nizamul Mulk G.A)dhe do e pushtonte Egjiptin, i cili qeverisej nga shteti Fatimit shiit.
Burimi: Mahanoor Khan
Përktheu: Galdim Ajeti