25/06/2024

Maliqi: Ka indikacione se në Kosovë po përpiqet rrëzimi i Qeverisë Kurti

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Analisti Shkëlzen Maliqi beson se kryeministri Albin Kurti nuk ka dashur të hyjë fare në dialog me Serbinë dhe këtë e sheh si motiv të mosmarrëveshjeve të tij me ndërkombëtarët.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Maliqi tha se nuk mund të parashikojë se çfarë fundi do të kenë marrëdhëniet e Kurtit me Perëndimin, por thotë se në Kosovë ka indikacione për një përpjekje për ta rrëzuar Qeverinë.

“Nuk mund t’i përgjigjem me siguri kësaj pyetjeje, por ka një mobilizim të madh në opozitë, në opinion dhe në disa media për ta korrigjuar politikën aktuale të qeverisë. Ka indikacione se opozita në Kuvendin e Kosovës do të mund ta mbledhë një lloj mazhorance dhe të tentojë ta rrëzojë qeverinë. Nuk e di nëse do të funksionojë, por është duke u punuar për këtë”, tha Maliqi.

Ai thotë se “Kurti ka opozitë serioze si në lëvizjen e tij ashtu edhe në mesin e aleatëve”.

Për rrugën e dialogut, Maliqi thotë se kusht i të gjitha kushteve është Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

“Kusht i të gjitha kushteve është gjetja e një formule për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që duhet të jetë pa funksione ekzekutive. Pala kosovare mund ta kishte bërë vetë shumë më herët. Ka kundërshtime parimore nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, të cilat tregojnë se Asociacioni në asnjë rast nuk mund të jetë niveli i tretë i qeverisjes, gjë që nuk e parasheh Kushtetuta e Kosovës dhe kjo duhet të merret parasysh. Duket se tashmë ka disa propozime se si duhet të duket Asociacioni”, tha Maliqi.

Maliqi thotë se ndërkombëtarët kanë shqyrtuar disa rrugë politike për zgjidhjen e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Është e qartë se ajo duhet të zgjidhet në rrugë politike. Meqë ra fjala, alternativat janë ato që u thanë në fillim kur shpërtheu kriza. Një skenar ishte krijimi i një lloj mini-protektorati në veri të Kosovës, që KFOR-i ta merrte të gjithë pushtetin, gjë që është shumë e rrezikshme dhe e kushtueshme. Perëndimi nuk do të dëshirojë ta krijojë një mini-protektorat këtu në një kohë kur është shumë i zënë me Ukrainën. Një propozim tjetër ishte që të krijohej një lloj Dejtoni ose Rambujeje, të mbylleshin negociatorët për 10 ditë… Por as për këtë nuk kishte disponim”, tha ai.

Perëndimi, duke dashur ta distancojë Serbinë nga Moska, Maliqi thotë se “duhet ta ndjek një politikë më të butë ndaj Beogradit”, por shton se kjo nuk i përjashton paralajmërimet serioze për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, si artikujt në New York Times.

“Nga ana tjetër, ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, shpesh flirton dhe mbështet Serbinë. Kjo është mënyra se si drejtohet politika perëndimore. Në këtë kontekst ata janë të zemëruar me pushtetin në Kosovë. Ata u thonë – mos na shqetësoni në këtë punë. Sepse ajo që bën Kurti në fakt e ndihmon Vuçiqin të ikë. Mendoj se Amerika tani po e korrigjon pak politikën e saj, se do të ketë një lloj ndëshkimi edhe për Serbinë për nxitjen e tensioneve të vazhdueshme në Kosovë dhe kërcënimin e një konflikti”, tha Maliqi.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...