Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Maqedonci do të realizojë takime në Departamentin e Shtetit dhe në Departamentin e Mbrojtjes, me ç’rast do të takojë Ndihmës Sekretarin e Departamentit të Shtetit, James O’ Brein, Ndihmës Sekretarin e US Army për Teknologji, Logjistikë dhe Blerje Ushtarake, Douglas R. Bush, Zëvendës Sekretaren e Mbrojtjes, Sasha Baker, Ndihmës Sekretaren e Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, Celeste A. Wallander, si dhe Senatoren Joni Ernst.