Për rezolutën votuan 124 nga 193 anëtarë të organizatës botërore, 14 ishin kundër, 43 abstenuan
Në rezolutë gjithashtu bëhet thirrje për tërheqjen e të gjitha forcave izraelite dhe evakuimin e kolonëve hebrenj nga territoret e pushtuara palestineze “pa vonesë”.
Ambasadori i Izraelit në OKB, Dany Danon, e quajti rezolutën “përpjekje për të shkatërruar Izraelin përmes terrorizmit diplomatik”, duke shtuar se “kurrë nuk përmenden krimet e Hamasit dhe injorohet e vërteta, shtrembërohen faktet dhe zëvendësohet realiteti me trillim”.
Maqedonia e Veriut abstenoi nga votimi, së bashku me Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Italinë, Holandën, Austrinë, Zvicrën, Suedinë, Danimarkën, Kroacinë, Bullgarinë, Rumaninë, Poloninë, Sllovakinë, Lituaninë, Ukrainën, Serbinë, Shqipërinë, Kanadanë, Indinë, Australinë dhe vende tjera.
Shtetet e Bashkuara, Izraeli, Republika Çeke, Hungaria, Argjentina dhe vende të tjera votuan kundër.