15/07/2024

Marrëveshja Kosovë-Serbi për targat, kjo është deklarata e plotë e Borrellit

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka publikuar deklaratën e plotë të shefit të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, lidhur me marrëveshjen e arritur të mërkurën mbrëma në Bruksel ndërmjet Kosovës e Serbisë për targat.

Në deklaratë thuhet se Borelli do t’i ftojë palët në ditët në vijim që të diskutojnë hapat e ardhshëm, brenda kornizave të propozimit të BE-së për normalizim, të mbështetur nga Franca dhe Gjermania.

Deklarata e plotë pa ndërhyrje:

Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, palët janë pajtuar me masat për të evituar eskalimet dhe për t’u koncentruar në çështje urgjente, në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve, siç është prezantuar këtë shtator nga BE-ja dhe i mbështetur nga Franca dhe Gjermania .

Kjo nënkupton se Serbia do të ndalet së lëshuari targa ilegale me shkurtesat e qyteteve të Kosovës, dhe Kosova do të pushojë çfarëdo veprimi lidhur me riregjistrimin e veturave.

Bashkimi Evropian do të sigurohet që çështjet kryesore dhe parimet e lidhura me normalizimin do të adresohen në kontest të propozimit. Palët e kuptojnë që të gjitha marrëveshjet e arritura në të kaluarën duhet të zbatohen.

Do t’i ftoj palët në ditët në vijim që t’i diskutojmë hapat e ardhshëm, brenda kornizave të propozimit, me qëllimin që t’i prezantojmë rezultatet para Grupit të posaçëm të radhës për Normalizimin dhe për përditësimin e ardhshëm për kapitullin 35 për Serbinë. Në rast të bllokimit nga cilado palë, ndërmjetësuesi i BE-së mund ta përfundojë procesin.

Unë dhe përfaqësuesi special, Miroslav Lajçak do të vazhdojmë të ndërmjetësojmë procesin e normalizimit të marrëdhënieve dhe t’i përditësojmë anëtarët e BE-së dhe partnerët e rregullt rreth progresit të arritur nga palët.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...