25/02/2024

Marrëveshja me Danimarkën për burgjet e bllokuar nga korriku – Haxhiu paralajmëron votimin e saj në seancën e së enjtes

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim homologun danez, Peter Hummelgaard, me të cilin kanë biseduar lidhur me rëndësinë e ratifikimit të Marrëveshjes mes Republikës se Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për marrjen në shfrytëzim të hapësirave të burgut në Gjilan.

Haxhiu në një postim në Facebook bën të ditur se e ka njoftuar ministrin Hummelgaard se Shërbimi Korrektues i Kosovës veçse ka filluar procedurat për hartimin e specifikave teknike për adoptimin e hapësirave banuese si dhe rekrutimin e stafit shtesë.

“Në seancën plenare të datës 15 shkurt, marrëveshja do të diskutohet dhe votohen nga deputetët. Ministria e Drejtësisë, mbetet e përkushtuar për ta fuqizuar bashkëpunimin me shtete mike si Mbretëria e Danimarkës”, shkruan Haxhiu.

Ndryshe, që nga muaji korrik për shkak të bllokimit me mosvotim të marrëveshjeve ndërkombëtare, kjo marrëveshje ka mbetur pa u ratifikuar. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...