09/09/2025

Mbahet protestë nga punëtorët teknikë: Të paguhemi sa në sektorin publik

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Punëtorët teknikë të sektorit privat në Prishtinë protestuan, duke kërkuar rritje të pagave.

Protesta e organizuar nga Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës u mbajt para administratës qendrore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, tha se protesta janë duke u mbajtur në mbi 20 komuna në të gjithë Kosovën, duke theksuar se kërkesa e protestuesve është që paga e tyre të jetë e lartë sa paga e punëtorëve teknikë që paguhen nga sektori publik.

“Sot në të gjithë territorin e Kosovës, punëtorët që i quajmë ne publiko-privat, punëtorë që i kryejnë shërbimet në institucionet qendrore, publike dhe institucionet komunale. Që nga maji kemi paralajmëruar se ne nuk do të mund të punojmë më me këto paga. Kemi dashtë dialog të sinqertë dhe të mirë, me përjashtim të Komunës së Prishtinës me të cilët jemi pajtuar që pagat e sektorit privat të jenë të barabarta me atë të sektorit publik me të tjerë nuk jemi takuar, andaj sot mbi 20 komuna jemi në kohë proteste, në protestë të qetë. Është kërkesë imediate, që fillimi i muajit nëntor nuk guxon të na zërë me këto paga, dhe po i paralajmërojmë si i kemi paralajmëruar që nga maji. Mjaft jemi shantazhuar, është koha jonë, është fuqia jonë, është organizimi jonë, për të cilin ne nuk po i kërcënojmë ne nuk po ju kërkojmë. Lusim ata të ulen në bisedime përndryshe nuk kam dëshirë që në nivel të Kosovës, ashtu siç po më vijnë informacionet nga e gjithë Kosova, këta punëtorë sot janë në një protestë të qetë për t’iu përkujtuar se ne më tutje më nuk mund të shkojmë më. Ata për të cilët janë të gatshëm për dialog, jemi këtu. Ne jemi të gatshëm që të fillojmë me protesta dhe me greva”, theksoi Azemi.

Punëtori i sigurimit në QKUK, Hakif Sylejmani tha se ata po kërkojnë që të mos diskriminohen në raport me kolegët e sektorit publik.

“Nuk mund të flas për pagë ne qe tre muaj, kemi qenë para 1 muaji në grevë. Janë 3 muaj ditë të plotë që ne ende sigurimi i QKUK-së, nuk kemi marr pagë. Tash e tutje, nga nesër fillon paga me u ekzekutu, nuk dijmë për pagë sa do e marrim”, deklaroi Sylejmani

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...