Mbi një mijë raste të reja me kancer janë identifikuar në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, duke shënuar rritje kështu për 5 për qind të pacientëve të prekur me këtë sëmundje malinje, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Kanceri i gjirit vazhdon të dominojë, derisa mbi 200 gra dhe një burrë janë diagnostikuar në stade të ndryshme të sëmundjes.
Kështu thotë drejtori i Klinikës së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Ilir Kurtishi derisa tregon se pas kancerit të gjirit, më i shprehur është ai mushkërive, ku brenda gjashtë muajve ka prekur rreth 170 pacientë të gjinisë mashkullore.
Pra, rreth 1 mijë raste të reja të identifikuar me kancer të llojeve të ndryshme me dominim edhe këtë vit të kancerit të gjirit. Dhe janë diku 225 femra të cilat janë identifikuar me kancer të gjirit dhe janë lajmëruar për trajtim në klinikën tonë.
Menjëherë pas saj vijnë sëmundjet e mushkërive tek meshkujt dhe janë diku 170 pacientë të identifikuar me kancer të mushkërive. Ndërkaq, pas këtyre dy patologjive të shpeshta janë edhe sëmundjet e sistemit gastrointenstinal dhe ky numër është, nëse e marrim total si sëmundje totale të zorrës së trashë të lukthit, të pankreasit, të mëlçisë, i dominon pra edhe mushkëritë edhe tumoret e gjirit…Kemi një rritje pak më të lehtë, ndoshta për pesë për qind. Këtë vit ka qenë vetëm një rast me kancer të gjirit mashkull”, thotë Kurtishi.
Ndërkaq, për furnizimin me barna esenciale, Kurtishi thotë se posedojnë mbi 90 për qind të barnave. Ai potencon se edhe pesë lloje të barnave nga lista esenciale, për të cilat kanë pritur për disa muaj, veçse janë siguruar.
Ndryshe, më 20 maj të këtij viti u përurua rinovimi i Klinikës së Onkologjisë, qendrës së vetme në Kosovë për trajtimin e pacientëve të prekur me kancer, investim ky mbi gjysmë milionë euro