22/06/2024

Mbi 100 invalidë të UÇK-së në pritje për t’i ndëruarr protezat, detyrohen të kërkojnë borxhe

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Mbi 100 invalidë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë në pritje për t’i ndëruarr protezat e gjymtyrëve të humbura në luftë, ndërsa 17 sipas Shoqatës së Invalidëve janë në gjende më të rëndë dhe kanë nevojë urgjente për ndërrim të protezave.

Sadik Hulaj, invalid i luftës ish-luftëtar i UÇK-së në Rajonin e Dukagjinit, ka rrëfyer për dhimbjet që po i shkakton plaga në këmbë nga proteza e vjetruar mbi 5 vjeçare.

Nga Zyra e Kreministrit kanë thënë se po synojnë që këto shërbime të ofrohen në Shërbimin Klinik Orto-protetik, në QKUK, duke shfrytëzuar burimet ekzistuese, duke i shmangur mundësitë e keq-përdorimet e mundshme financiare

Për shkak të plagës në këmbë gjatë verës e heq protezën por malli për të parë fotografitë e shokëve e mund dhimbjen.

Sadik Hulaj tash 73 vjeçar dy djemtë e tij 18 e 19 vjeç, i kishte kthyer nga kufiri e në Prilep me shokët e UÇK-së ishte kthyer në mburojë për Deçanin.

Se lufta me forcat serbe ishte e ashpër e dëshmon edhe kjo kullë, por edhe rezistenca ishte njësoj. Në këtë betejë të pa-barabartë, Hulaj humbi një pjesë të këmbës.

“Operimi është kryer në mënyrën më të thjesht, sepse nuk kanë pasur çka me bo. Me thikë të skuqur në plin e kanë këputur këmbën, shputën e këmbës, pa opium [ilaçe për mpirje para operacionit]”, ka thënë, Sadik Hulaj, Invalid i luftës – ish-ushtari UÇK-së.

Për shkak të mungesës së mjekimit, këmba iu pre 27 centimetra më larg se plaga.

Kur e pyet e ja penduar për këtë sakrificë, qesh me krenari e me një përçmim për pyetjen përgjigjet, asnjëherë.

Invalidi i luftës thotë se problem e ka protezën e vjetruar, e cila e ka kaluar afatin 5 vjeçar.

“Këmbën e kanë të sëmurë, e kam të lënduar, e ka kapur plaga poshtë, po kullon, duhet me shkua çdo të dytën ditë te mjeku me pastrua, me hapa me medikamente”, ka shtuar Sadik Hulaj, Invalid i luftës – ish-ushtari UÇK-së.

Për protezën rreth 8 mijë euro, ai do të kërkoj para borxh, ose të duroj dhimbjen e këmbës me plagë të infektuar.

Në këtë gjendje janë rreh 105 invalidë të luftës të cilët kanë nevojë për proteza, disa në gjendje shumë të rëndë.

“Janë diku rreth 17 invalidë që duhen menjëherë me i ndërrua, ata kanë nevojë sot ata për proteza, jo nesër por sot”, ka theksuar Fadil Shurdhaj, Kryetar i Shoqatës së Invalidëve të Luftës.

Kreu i Shoqatës së Invalidëve të Luftës thotë se me ardhjen e Qeverisë Kurti, është bllokuar edhe mjekimi i invalidëve, problem për të cilin tregon se i ka dëgjuar vetëm Presidentja.

“Prej Qeverisë nuk kemi marr asnjë përgjigje, as prej ministrive asnjërës ministri, i kam dërguar kërkesë me emra dhe mbiemra edhe kryeministrit Kurti”, ka shtuar Fadil Shurdhaj, Kryetar i Shoqatës së Invalidëve të Luftës.

Nga Zyra e Kreministrit për RTV Dukagjini kanë thënë se synojnë që këto shërbime të ofrohen në Shërbimin Klinik Orto-protetik, në QKUK, duke shfrytëzuar burimet ekzistuese, të cilat mund të shtohen në rast nevoje.

“Personat me aftësi të kufizuar, invalidët e luftës dhe civilë apo kushdo në nevojë, përfitojnë shumë nëse ofrimi i këtyre shërbimeve ortoprotetike do të bëhet brenda vendit dhe në këtë institucion. Ndaj edhe në këtë drejtim po veprohet. Çdo shërbim që nuk ofrohet në Shërbimin Klinik Orto-protetik pacientët mund t’i marrin në Institucione brenda dhe jashtë vendit sipas rregullave të përcaktuara dhe të njohura tanimë për trajtimin jashtë institucioneve shëndetësore publike. Në dijeni tonë vetëm një veteran ka aplikuar në Fondin për trajtim jashtë institucioneve publike”, kanë thënë Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Nga Zyra e Kryeministrit përmenden raportimet për keqpëdorime e proceset gjyqësore, veçanërisht në lidhje me Fondin e veçantë që në qeveritë e kaluara është ndarë për këtë shërbim, veçmas nga shërbimet që duhet t’i ofronte Klinika orto-protetike./dukagjini

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...