14/06/2024

Mbingarkohet QKUK, pacientët ankohen se nuk po ka shtretër në Mjekimin Intensiv

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Qendra Klinike Universitare e Kosovës është mbingarkuar nga pacientët, kësisoj qytetarët që kanë probleme të ndryshme shëndetësore nuk po mund të marrin as shërbimet e duhura
Që QKUK është mbingarkuar nga pacientët për Telegrafin e kanë konfirmuar edhe Drejtoria e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

“Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), është e mbingarkuar me pacientë, si qendra e vetme në vend që ofron shërbime shëndetësore terciare. Mjekimi Intensiv Qendror, është njëri nga Shërbimet që ka shfrytëzueshmerinë më të madhe të kapaciteteve, duke u mbingarkuar”, kanë deklaruar nga ShSKUK.

Megjithatë, nga ShSKUK thanë se prioritet i menaxhmentit të ri është aktivizimi i plotë i mjekimeve intensive.

“Një nga prioritetet e menaxhmentit të ri të ShSKUK-së, me të cilin po merret menaxhmenti që në ditët e para të punës është aktivizimi i plotë i mjekimeve intensive në 7 spitalet e përgjithshme, e që nuk i kanë shfrytëzueshmerinë e plotë të kapaciteteve. Gjatë vizitave në spitalet e përgjithshme, janë urdhëruar për funksionalizim të plotë të mjekimeve intensive”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Krahas mbingarkesës që po ndodhë në QKUK, shqetësuese mbetet edhe numri i anesteziologëve.

“Njëkohësisht, jemi duke punuar në mundësitë e rritjes së kapaciteteve në QKUK, por sfidë mbetet numri i kufizuar i anesteziologëve”, kanë bërë të ditur nga ShSKUK.

Ditë më parë në redaksinë e Telegrafit, kanë arritur disa ankesa lidhur me shërbimet që po marrin në QKUK, duke potencuar se për shkak të ngarkesës që ka kjo qendër, familjaret e tyre nuk po mund as të kryejnë operimet që kanë nevojë.

Për problemet që janë në QKUK, para disa ditësh është deklaruar edhe drejtori i ri i Shërbimit Spitalor Klinikë dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), Elvir Azizi.

Azizi ka thënë se prioritet i tij është menaxhimi dhe rregullimi i brendshëm i riorganizimit dhe infrastrukturës në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
“Sfidat tjera janë furnizimi i barnave. Mungon dokumentacioni i brendshëm, nuk ka protokolle dhe as rregullore të brendshme. Infrastruktura është e vjetruar dhe jemi vonë me digjitalizimin e proceseve. Është detyrë themelore që të garantohen një listë e shërbimeve shëndetësorë. Të gjithë jemi të vetëdijshëm që ekziston një ngecje në furnizim me barna”, tha Azizi.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...