24/02/2024

Mblidhet Qeveria, merr tri vendime

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Qeveria e Kosovës sot ka zhvilluar një mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë tri vendime.

Në vendimin e parë Qeveria ka rialokuar 320.428.00 € për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në shërbim të zbatimit të programit “Masat preventive – intervenime emergjente” nëpër komuna të ndryshme.

Po ashtu është miratuar vendimi për dhënien e pronës së paluajtshme, të konfiskuar me Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë në shfrytëzim për Odën e Ndërmjetësuesve të Kosovës.

Ndërsa në vendimin e tretë është aprovuar vendimin për të kërkuar nga presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit për Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e trajtimit të ujërave të zeza në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...