22/12/2024

Mbretëresha Elizabeth II: Udhëheqësi fetar nga Scunthorpe kujton vizitën e saj në Xhami

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Një udhëheqës ferar nga Scunthorpe ka reflektuar ditën kur “u bë historia” kur mbretëresha vizitoi një Xhami të qytetit.

Vizita e vitit 2002 në Qendrën Islame të qytetit ishte hera e parë që mbretëresha kishte shkelur brenda një xhamie britanike.

Abid Khan, kryetar i Partneritetit Multi-Faith të Lincolnshirit verior , tha për vizitën: “Ne u ndjemë të pranuar nga rrethi”.

Ai e përshkroi Mbretëreshën si “një individ i mrekullueshëm”, duke shtuar se trashëgimia e saj do të ndihet për vitet në vijim. Duke reflektuar mbi rëndësinë e vizitës, zotëri Khan tha: “Historia u bë atë ditë. Njerëzit ende flasin për të.” Ztr. Khan iu kujtua pyetja që mbretëresha e kishte pyetur: A janë në drejtim të Mekës?”, duke iu referuar sexhadeve në qilim e Xhamisë

“Mbaj mend që fola qartë me të për disa minuta”, tha ai. “Natyrisht, kishte shumë njerëz dhe shumë gjëra po ndodhnin.” Mbretëreshës iu dhurua një kopje e Kuranit.

Zotëri Khan beson se vizita, pjesë e turneut të Jubileut të Artë të Mbretëreshës, “ndërtoi ura” midis komuniteteve, jo vetëm në Scunthorpe, por edhe më larg.

‘Vazhdo Me punën e mirë’

Scunthorpe do ta kujtonte përgjithmonë Mbretëreshën me dashuri, tha ai.

“Të gjithë ne, me çdo besim dhe mosbesim, do të kujtojmë trashëgiminë e shërbimit publik të Madhërisë së Saj dhe do të festojmë arritjet e saj,” tha zotëri Khan.

Ai tha se do t’i kujtonte edhe fjalët e saj gjatë ndarjes me të: “Vazhdo punën e mirë, djalë i ri”. (BBCNews)

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...