15/06/2024

Mbreti Salman i Arabisë Saudite dhe princi i kurorës dënuan sulmin terrorist në Ankara

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz dhe princi i kurorës, Mohammed bin Salman, i dërguan telegram presidentit Recep Tayyip Erdoğan, ku deklaruan se dënojnë sulmin terrorist të së dielës në Ankara, transmeton Anadolu.

“Kemi marrë lajmin për sulmin terrorist në Ankara dhe për plagosjen e dy oficerëve të policisë. Ne e dënojmë këtë akt kriminal dhe informojmë shkëlqesinë tuaj se Mbretëria e Arabisë Saudite qëndron në krah të Republikës së Turqisë dhe popullit të saj vëlla”, thuhet në telegramin e mbretit Salman, raportoi agjencia zyrtare e lajmeve SPA.

“I urojmë shërim të shpejtë të lënduarve dhe i lutemi Zotit që ta mbrojë vendin dhe popullin tuaj nga të gjitha llojet e të këqijave”, thuhet në telegram.

Në një lajm tjetër të SPA-së, theksohet se princi i kurorës Mohammed bin Salman po ashtu i dërgoi një telegram presidentit Erdoğan, duke e dënuar sulmin terrorist në Ankara.

Të dielën, një kamikaz hodhi veten në erë përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë në kryeqytetin e Turqisë, Ankara.

Dy policë pësuan lëndime të lehta, ndërsa një tjetër terrorist u vra nga forcat e sigurisë në hyrje.

Ministria e Brendshme turke konfirmoi lidhjet e sulmuesve me grupin terrorist PKK.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...