29/05/2024

Mbyllet tërësisht rruga e Brezovicës në drejtim të Qendrës së Skijimit, policia del me sqarim!

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Policia e Kosovës është deklaruar rreth situatës së krijuar në Brezovicë, pas reshjeve të shumta të borës.

“Ju njoftojmë se për shkak të reshjeve të dendura të borës që ka mbuluar atë zonë, është vështirësuar qarkullimi i automjeteve dhe në ora 10:15 është mbyllur tërësisht për qarkullim rruga nga Brezovica në drejtim të Qendrës së Skijimit, deri në pastrimin e rrugës nga kompania për pastrimin e rrugëve. Policia e stacionit të Shtërpcës dhe Njësia Rajonale e Komunikacionit është ne Brezovicë dhe po orienton komunikacionin.

Nga zyrtarët e Qendrës së Skijimit jemi njoftuar gjithashtu se sot, nuk ka kushte për skijim. Kështu ka bërë të ditur Kanun Veseli, zëdhënësi i PK-së për rajonin e Ferizajt. /Indeksonline/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...