14/06/2024

Mediat në Emiratet e Bashkuara Arabe vlerësojnë vizitën e presidentit Erdoğan

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Mediat në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) i dhanë hapësirë të gjerë vizitës së presidentit të Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan dhe vlerësuan partneritetin mes dy vendeve, transmeton Anadolu.

Në lajmin e agjencisë zyrtare të EBA-së, WAM, thuhet se vizitat e zhvilluara në dy vitet e fundit kanë forcuar marrëdhëniet e miqësisë dhe partneritetit midis EBA-së dhe Türkiye-s. Në lajm thuhet se vizita aktuale e Erdoğan-it është takimi i 5-të ndërsa takimet tjera janë mbajtur në nëntor 2021, shkurt 2022, mars 2023 dhe qershor 2023.

Në kuadër të strategjisë së EBA-së për forcimin e partneriteteve dhe zgjerimin e marrëdhënieve me vendet mike, lajmi thekson se marrëdhëniet me Türkiye-n janë të një rëndësie të madhe, duke kujtuar se janë nënshkruar dhjetëra marrëveshje strategjike dhe memorandume mirëkuptimi në fusha si ekonomia, siguria, mjedisi dhe teknologjia me qëllim zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh.

Gazeta “Al-Ittihad” ka ndjekur vizitën e presidentit Erdoğan dhe ka tërhequr vëmendjen te bashkëpunimi mes EBA-së dhe Türkiye-s. Duke njoftuar në faqen e parë se Erdoğan mbërriti në vend dje dhe do të zhvillojë kontakte zyrtare sot, gazeta publikoi një lajm ku përshkruan marrëdhëniet mes EBA-së dhe Türkiye-s dhe partneritetin ekonomik mes dy vendeve.

El-Beyan dhe El-Halij nga mediat lokale njoftuan për vizitën e Erdoğan-it dhe përfshinë raporte mbi marrëdhëniet mes EBA-së dhe Türkiye-s në periudhën e fundit. Mediat e EBA-së kanë shpërndarë shumë postime në Twitter me hashtagun “Presidenti i Türkiye-s në EBA”.

Presidenti Erdoğan po viziton EBA-në pas Arabisë Saudite dhe Katarit në kuadër të turneut të tij në Gjirin Persik./TRT

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...