25/06/2024

Megaoperacioni në Shqipëri me 15 të arrestuar për 12 vepra penale, SPAK zbardh 6 vrasje

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Prokuroria e Posaçme SPAK ka reaguar zyrtarisht për megaoperacionin ku u arrestuan zyrtarë, prokurorë e eksponent të krimit.

SPAK rendit 26 vepra penale ndaj të arrestuarve dhe atyre të shpallur në kërkim, nga më të rëndat, “Vrasja me paramendim”, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Ekspertimi i rremë”.

Po ashtu dyshohen për “Falsifikim i dokumenteve”, “Trafikimit të narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Operacioni, ndër më të fuqishmit të kryer deri tani, ishte në bashkëpunim me Eurojust, Europol dhe agjencitë ligjzbatuese belge, holandeze dhe franceze, ku ka zhvilluar hetime lidhur shtetas shqiptarë të përfshirë në aktivitet kriminal në Shqipëri dhe në disa vende evropiane. Po ashtu është hetuar edhe lidhur me disa ngjarje kriminale të mëparshme të ndodhura në Shqipëri në vitet 2019 – 2022, njofton Tch.

SPAK thotë se nga hetuesit e B.K.H.-së, nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm, është bërë i mundur dokumentimi i aktivitetit kriminal të personave të dyshuar, si dhe identifikimi i disa prej autorëve të ngjarjeve kriminale të ndodhura si më poshtë:

Identifikimi i autorëve të dyshuar të vrasjes së Gjin Birçaj, ndodhur në Shkodër në muajin gusht të vitit 2020, vrasjes së mbetur në tentativë të Taulant Pepajt, ndodhur në Shkodër në muajin shkurt 2021, vrasjen e Kleant Musabelliut, ndodhur në Tiranë gjatë vitit 2020 dhe identifikimi i autorëve të dyshuar në lidhje me sigurimin e kushteve për vrasjen e shtetasve D. D., Ibrahim Licit dhe Genc Tafili, ndodhur gjatë vitit 2020.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...