19/06/2024

Minatorët e Trepçës paralajmërojnë greva

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Minatorët e kompanisë “Trepça” po kërkojnë nga drejtoria që deri të hënën të marrin pjesën e mbetur të pagave, ose kanë paralajmëruar që të futen në grevë. Të pakënaqur me ndërmarrjen metalurgjike janë edhe praktikantët të cilëve nuk u është paguar praktika. Menaxhmenti i kontaktuar nga RTK-ja ka premtuar zgjidhje të shpejtë.

Gjendja në ndërmarrjen “Trepça” nuk ka qenë asnjëherë më keq që nga paslufta, shkruan RTK.

Arsim Musës, menaxhmenti i ndërmarrjes i ka mbetur borxh edhe 300 euro, për punën praktike që e ka përfunduar në korrik të këtij viti. Të njëjtin borxh, ndërmarrja ua ka edhe 119 praktikantëve të tjerë që u angazhuan me pagesë për 6 muaj në minierë. Atyre iu pagua puna vetëm për tre muaj, nga 100 euro.

“Ndërmarrja Trepça na ka mbetur borxh secilit prej praktikantëve, edhe shujtat e ushqimit nuk na i ka paguar asnjëherë. Ne kemi pritur boll, nga muaji maj, as Qeveria as ministria e Financave as Ndërmarrja Trepça ende s’na ka paguar këto mjete”, deklaroi Arsim Musa, ish-praktikant.

E nëse kjo pagesë nuk kryhet deri të hënën e javës së ardhshme, ish-praktikantët kanë paralajmëruar padi ndaj ndërmarrjes.

“Jo në këtë javë, jo në këtë fundmuaj, deri më tani nuk ka asgjë vetëm fjalë të kota. Ne praktikën e kemi përfunduar. Shumë nga ne kemi humbur edhe vendin e punës, kemi qenë të angazhuar në sektor privat, tash as me Trepçë as me sektor privat”, tha ai.

Përpos praktikantëve, ndërmarrja “Trepça” për muajin shtator u ka mbetur borxh minatorëve më shumë se gjysmën e pagës bazë. Nëse pjesa tjetër e pagës nuk ekzekutohet deri të hënën, minatorët paralajmërojnë futjen në grevë.

Ibrahim Jonuzi është kryetar i sindikatës së punëtorëve. “Jemi dakorduar që deri ditën e hënë të vazhdohet puna, por në rast se nuk kryhen obligimet, minatorët kanë informuar menaxhmentin se do të futen në grevë. Kanë paralajmëruar edhe futjen në minierë, atje ta realizojnë grevën”, tha ai.

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të ndërmarrjes “Trepça”, Enis Abdurrahmani, i tha RTK-së përmes telefonit se obligimet do të kryhen në fillim të javës së ardhshme.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...