17/10/2025

Ministria e Brendshme njofton se situata e furnizimit me dokumente po stabilizohet

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

“Me qëllim të furnizimit me pasaporta dhe patentë shoferë për ata që janë në pritje si dhe aplikimet e reja, Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht Agjencia e Regjistrimit Civil, do të punojë me kapacitete të plota të prodhimit ditor dhe angazhimin e stafit edhe jashtë orarit të rregullt të punës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ministria e Brendshme thotë se qytetarët të cilët kanë aplikuar në muajin shtator dhe tetor dhe ato urgjente, tashmë janë pajisur me dokumente.

“Ndërsa do të vazhdojnë të pajisen me dokumente personale të gjithë ata qytetarë të cilët janë në pritje sipas renditjes, respektivisht datës së mëhershme të aplikimit”.

Ministria e Punëve të Brendshme ka falënderuar qytetarët e Republikës së Kosovës për mirëkuptimin dhe durimin e treguar gjatë këtyre muajve.
/Telegrafi/

 

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...